TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të hënën se do të dërgojë të paktën 20 milionë doza vaksinash COVID-19 në vendet e tjera deri në fund të qershorit. Kjo shënon herën e parë që Shtetet e Bashkuara japin për vende të tjera vaksina të autorizuara dhe të destinuara për përdorim brenda vendit.
Zoti Biden njoftoi se do të dërgojë doza të vaksinave Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson, përveç 60 milionë dozave të vaksinës AstraZeneca që kishte planifikuar tashmë t’u jepte vendeve të tjera.
Ndryshe nga të tjerat, AstraZeneca nuk është ende e autorizuar për përdorim në Shtetet e Bashkuara.
“Ashtu si në Luftën e Dytë Botërore Amerika ishte arsenali i demokracisë, në betejën kundër pandemisë COVID-19 vendi ynë do të jetë arsenali i vaksinave,” tha Presidenti Biden.
Ai vuri në dukje se asnjë vend tjetër nuk do të dërgojë më shumë vaksina jashtë se sa Shtetet e Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara kanë administruar më shumë se 272 milion doza vaksinash COVID-19 dhe kanë shpërndarë më shumë se 340 milion, sipas të dhënave federale të publikuara të hënën në mëngjes.
Gati 60% e të rriturve në SHBA kanë marrë të paktën një dozë vaksine, gjë e që e bën atë të jetë shumë më përpara vendeve si Brazili dhe India, të cilat kanë nevojë të dëshpëruar për më shumë doza dhe po luftojnë për të kontrolluar shpërthimet e COVID-19.
Presidenti Biden ka qenë nën presion global për të ndarë vaksinat amerikane me vendet e tjera, por këmbëngulte se së pari duhet ta vinte pandeminë nën kontroll brenda Shteteve të Bashkuara.