TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Aeroportin e Rinasit, edhe 12 870 doza të tjera të vaksinës Pfizer. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama.
Rama shprehet se bashkë me dozat e sotme, numri i vaksinave që kanë mbërritur në Shqipëri ka shkuar në 773 mijë në total.
“Aeroporti “Nënë Tereza” – Sapo kanë mbërritur edhe 12,870 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar në mbi 773 mijë sasinë e vaksinave të ardhura deri tani në Shqipëri. Vaksinimi nuk ndalet, Shqipëria buzëqesh”, shkruan Rama.
