AKTUALITET, 17 Maj 2021, 22:32

Ristani: Zgjedhjet e PD do të jenë masakër zgjedhore, Bashës i del dyqani me fitim

Ristani: Zgjedhjet e PD do të jenë masakër zgjedhore, Bashës


“Zgjedhjet e PD do jenë masakër zgjedhore”. Kështu tha sot nga studio e “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Arben Ristani lidhur me zgjedhjet për kryetarin e ri të PD. I pyetur se ku bazohet në lidhje me këto akuza, Ristani tha se një nga arsyet është mënyra e përshpejtuar e zgjedhjeve dhe gara e pabarabartë mes kandidatëve.

Pjesë nga biseda:

Ka ndonjë shans që zgjedhjet në PD të bëhen të ndershme?

Ristani: Besoj që zgjedhjet e Bashës do jenë masakër zgjedhore.

Po thoni që do bëhen manipulime, Basha do i masakroj zgjedhjet e veta. Ku bazoheni?

Ristani: Unë bazohem tek ajo që ka nisur, tek mënyra si ka nisur, me një datë më të shpejtë. Mundet të bësh garë për 2 javë? E dyta ai duke qenë kryetar ka një infrastrukturë me vete. Ai duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe të moj jetë në garë si kryetar partie. Për të krijuar një garë të ndershme duhej të kishte dhënë dorëheqjen. Duhet të ishin krijuar kushte të barabarta. Sa kohë atij i del dyqani me fitim ai nuk e mbyll.

Rama ka dyqanin e madh...

Ristani: Ky ka dyqanin e vogël.