AKTUALITET, 17 Maj 2021, 22:10

Bamir Topi flet për zgjedhjet: PD humbi sepse Basha dorëzoi gjithçka, e kishte potencialin zero

Bamir Topi flet për zgjedhjet: PD humbi sepse Basha dorëzoi


Ish Presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka komentuar zgjedhjet e 25 prillit dhe arsyet përse opozita i humbi ato sërish.

"Ky kishte dhjetë potenciale, tjetri kishte zero. Potenciale politike janë institucionet e braktisura. Ai kishte pushtetin të gjithin.

Kush është probabiliteti? Dominon numri, vizioni. Me një vizion të varfër nuk fiton. Njeriu në jetë vuan për shkak të mungesës së parashikimit.

Gjithçka për mua, që kam qenë jashtë çdo emocioni, e kam parë opozitën si humbëse. Nuk kam folur, nuk kam dashur të ndërhyjë në një proces, sepse e kanë gati alibinë, të thonë mori pozicion.

Jam i detyruar të përsëris një shprehje që e kam thënë në 2013. Më pyeti një gazetar, duke parë që beteja në 2013, zgjedhja e Bashës ishte një garë artificiale. I kam thënë nëse kjo garë është ashtu siç thuhet, më lë të dyshoj se Basha është shembëlltyrë e Berishës. Me këto premisa, kam thënë ka ardhur dhe do të mbetet pa trofe. Ai e mori në atë pikë dhe e la me ato kuota.

Edi Rama gjatë tetë viteve, e kishte të gjithë fushën në dispozicion. Kishte të gjitha potencialet dhe institucionet. Është shfrytëzuar pushteti për të dominuar rezultatin.

Rama ka ardhur duke e varfëruar koalicionin derisa doli më vete. Në momentin që ai erdhi duke forcuar pushtetin e tij, nuk pati nevojë më për koalicion. Nga ana tjetër koalicion dhe struktura pafund. Aleati më i rëndësishëm i Ramës ishte ai i potencialeve reale", tha ndër të tjera Bamir Topi.

/TPZ.al/