BOTA, 27 Shkurt 2018, 13:01

Lufta në Siri, gratë shfrytëzohen seksualisht në këmbim të ushqimeve

Lufta në Siri, gratë shfrytëzohen seksualisht në këmbim

Gratë në Siri janë shfrytëzuar seksualisht nga burrat që japin ndihmë në emër të OKB-së dhe bamirësisë ndërkombëtare.

BBC bën të ditur se burrat do të furnizonin me ushqime gratë për favore seksuale.

Agjencia për bamirësi e Kombeve të Bashkuara tha se ka zero tolerancë për shfrytëzimin dhe nuk ishin në dijeni të rasteve të abuzimit nga organizatat partnere në rajon.

Punonjësit e ndihmës i thanë BBC-së se shfrytëzimi është kaq i përhapur saqë disa gra siriane po refuzojnë të shkojnë në qendrat e shpërndarjes sepse njerëzit do të mendonin se kishin ofruar trupat e tyre për ndihmën që ata i sollën në shtëpi.

Një punonjës pohonte se disa agjenci humanitare po bënin një sy qorr ndaj shfrytëzimit sepse përdorimi i palëve të treta dhe zyrtarëve lokalë ishte e vetmja mënyrë për të marrë ndihmë në pjesë të rrezikshme të Sirisë që stafi ndërkombëtar nuk mund të hyjë.

Fondi i Popullsisë i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) bëri një vlerësim të dhunës me bazë gjinore në rajon vitin e kaluar dhe arriti në përfundimin se ndihma humanitare po shkëmbehej për seks nga guvernatorë të ndryshëm në Siri, raporton “BBC”.

Raporti me titull “Zëri nga Siria 2018”, thotë: “Janë dhënë disa shembuj që gra dhe femra martohen me zyrtarë për një periudhë të shkurtër për ‘shërbime seksuale’ në këmbim të marrjes së ushqimit; shpërndarësit duke kërkuar numrat e telefonit të grave dhe vajzave; duke u dhënë furnizime për shtëpitë e tyre “për të marrë diçka në kthim” ose “në këmbim të shërbimeve, të tilla si kalimi i një nate me ta”.

Raporti shton se “Gratë dhe femrat ‘pa mbrojtjen e meshkujve’, të tilla si vejat ose të divorcuarat, konsideroheshin veçanërisht të prekshëm nga shfrytëzimi seksual.”