TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari i Shtetit të Georgias në SHBA, Brad Raffensberger, sapo ka njoftuar se shteti do të rinumërojë votat, për shkak se rezultati mes Biden dhe Trump është shumë i ngushtë. Konkretisht Biden udhëheq me rreth një mijë vota.
“Do të ketë një rinumërim në Georgia,” tha Raffensberger në Atlanta, duke premtuar transparencë në proces.
Më herët në Georgia kryesonte presidenti Trump, por numërimi i votave me postë, solli një përmbysje të rezultatit. Arsyeja, duket se është fakti se shumica e demokratëve kanë preferuar votimin me postë, ndërkohë që mbështetësit e Trump kanë votuar ditën e zgjedhjeve.
Joe Biden e ka përmbysur rezultatin edhe në shtetin kyç të Pensilvanisë dhe nëse ai do ta mbajë avantazhin, do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-së. Humbja e Pensilvanisë do të shuajë shpresat për Trump.
/TPZ.al/