LIFESTYLE, 27 Maj 2021, 10:37

Peticioni për pranimin e Kosovës në “Eurovision”, gazetari: Kriteret janë politike

Peticioni për pranimin e Kosovës në “Eurovision”,

Gazetari Albert Limani ka nisur një peticion për pranimin e shtetit të Kosovës në “Eurovision”.

Përmes kësaj nisme, ai kërkon mbështetjen e qytetarëve për të përfshirë në listën e shteteve pjesëmarrëse në festivalin muzikor dhe shtetin tjetër shqiptar.

Për “Abc-ja e mëngjesit”, ai tha se duke qenë se Kosova është pjesë e organizatave të mëdha, duhet që dhe Rrjeti i Transmetuesve Evropian (EBU) të marrë vendimin.

“Ne duam që EBU të gjejë një mënyrë ta pranojë Kosovën në festival, janë disa kritere por më shumë politike sesa teknike,” u shpreh ai.

“Kosova është një shtet i ri dhe ka nevojë që të shfaqet në çdo garë, ne besojmë se kemi shumë artistë të rinj që janë të suksesshëm.

Nuk është muzikë për një përfaqësim i përgjithshëm i kulturës së një shteti, do të ishte reklama më e mirë e një shteti,”, theksoi gazetari.