AKTUALITET, 13 Korrik 2019, 17:55

Berisha nxjerr videon: Erjon Braçe feston me trafikantët e drogës pas votimeve të 30 qershorit

Berisha nxjerr videon: Erjon Braçe feston me trafikantët e

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook” një video ku shihet zv.kryeministri, Erjon Braçe, që sipas tij po feston fitoren e zgjedhjeve vendore në Divjakë përkrahë personave të dënuar për trafik droge.

Në postimin e tij, Berisha shkruan se zv.kryeministri, “trafikanti Kokoneshi dhe narkosicilistet zhgerryhen si derra ne festen e fitores se farses moniste ne Divjake”.

Kjo video ka mbërritur në “postën” e rrjetit social të ish-liderit historik të Partisë Demokratike nga “qytetari digjital”.