TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka të shtunën ka komentuar vendimin e dhënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit për të shpallur person non grata ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.
E ftuar në emisionin “Kjo javë”, në News 24, Xhaçka u tregua e rezervuar në koment, ndërsa theksoi se marrëdhëniet me SHBA-të janë ato të dy partnerëve dhe aleatëve strategjikë.
“Është një marrëdhenie e jashtëzakonshme që ka ecur përmes demokratizimit të vendit, krah për krah me SHBA duke qenë se ata na kanë mbështetur shumë në proceset e demokratizimit të vendit, forcimit të institucioneve, demokratizimit të tyre, së fundmi, me reformën në drejtësi dhe është një partneritet strategjik që ne e vlerësojme dhe e respektojmë mbi çdo ndodhi dhe që nuk duhet të frenojë asesi atë që është rruga jonë që ne bëjmë bashkarisht dhe krahë për krahë”, u shpreh Xhaçka.
Pjesë nga intervista:
Nisida Tufa: Çfarë do të thotë për Shqipërinë shpallja non grata e ish-Kryeministrit Berisha dhe a ndikon kjo në marrëdhëniet Shqipëri-SHBA?
Ministrja Olta Xhaçka: Unë nuk mund të komentoj nje vendim të DASH. Ajo që di t’u them se marrëdheniet me SHBA janë ato të dy partnerëve dhe aleatëve strategjikë. Është një marrëdhenie e jashtëzakonshme që ka ecur përmes demokratizimit të vendit, krah për krah me SHBA duke qenë se ata na kanë mbështetur shumë në proceset e demokratizimit të vendit, forcimit të institucioneve, demokratizimit të tyre, së fundmi, me reformën në drejtësi dhe është një partneritet strategjik që ne e vlerësojme dhe e respektojmë mbi çdo ndodhi dhe që nuk duhet të frenojë asesi atë që është rruga jonë që ne bëjmë bashkarisht dhe krahë për krahë.
Nisida Tufa: E dinit më parë këtë lajm apo e mësuat përmes medias?
Ministrja Olta Xhaçka: Nuk kisha nga ta dija sepse nuk…
Nisida Tufa: Nuk mund të komentoni këtë vendim, çfarë do të thotë kjo për një ish-Kryeministër, për një figurë të tillë politike?
Ministrja Olta Xhaçka: Ajo që kemi parë dhe lexuar që ka qenë deklarata e DASH ishte shumë e qartë dhe nuk kemi çfarë t’i komentojmë.