AKTUALITET, 31 Mars 2018, 12:44

Dhuna në Rrugën e Kombit, Rama paralajmëron protestuesit: Do marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit

Dhuna në Rrugën e Kombit, Rama paralajmëron protestuesit: Do

“Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se i’a dalin dot mbi ligjin!’, është ky reagimi i parë i kryeministrit Edi Rama për situatën kaotike krijuar sot paradite në Tunelin e Kalimashit.