AKTUALITET, 20 Mars 2020, 10:50

Berisha i përgjigjet Ramës: Grabitësit e Rinasit u dorëzuan vetë

Berisha i përgjigjet Ramës: Grabitësit e Rinasit u dorëzuan


Kryeministri Edi Rama e nisi ditën duke postuar një video nga arrestimi i vëllezërve të akuzuar për grabitjen e Rinasit.

“Dje Policia e Shtetit u hodhi prangat organizatorëve të grabitjes së aeroportit të Rinasit qershorin e shkuar dhe u konfiskoi 130 mijë € si edhe tre armë zjarri. Respekt për uniformat blu që krahas kontributit të jashtëzakonshëm në frontin e luftës me armikun e padukshëm, vijojnë betejën me llumin e kësaj dynjaje,” shkruan Rama.

Por ish-kryeministri thotë se vëllezërit Çala u dorëzuan vetë.

“Çalët u dorezua si Alizoti i Xhafës! Ata u arrestuan pasi Daja nga Kosova iu doli halle dhe vetëm e vetëm për të mbuluar vjedhësit shteterorë, autorë të vërtetë vjedhjes së shekullit në aeroportin e Rinasit. Dëshmia e krimit të tyre: “180 mijë euro, të tjerat i hëngri fushata”,” shkruan Berisha.