AKTUALITET, 20 Mars 2020, 10:39

VIDEO/ Skandaloze në Elbasan, të rinjtë mbushin kalçeton dhe luajnë futboll

VIDEO/ Skandaloze në Elbasan, të rinjtë mbushin kalçeton


Pamjet e mësipërme janë regjistruar në Elbasan pasditen e djeshme rreth orës 17:30 ndërsa një grup të rinjsh që në fakt janë të shumtë në numër janë grumbulluar në një ndeshje futbolli.

Pavarësisht masave të marra kundër grumbullimeve, këta të rinj me sa duket nuk duan t’ia dinë ndonëse edhe kompeticionet më të rëndësishme të futbollit në botë janë anuluar për shkak të koronavirusit.

Asnjë masë apo reagim për këtë sjellje skandaloze dhe papërgjegjshmëri nuk është referuar apo denoncuar e jo më të jetë ndëshkuar, në një kohë kur autoritetet nga ana tjetër kanë zbritur rrugëve duke gjobitur këmbësorë.