AKTUALITET, 15 Shtator 2018, 15:47

Berisha: "Air Albania", fluturim shtesë i "Turkish Airlines"

Berisha: "Air Albania", fluturim shtesë i "Turkish

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në facebook në lidhje me fluturimet e Air Albania. Ndërsa publikon një dokument të shkëputur nga të dhënat on line të aeroportit, Berisha shkruan se dje nga Rinasi nuk u nis asnjë avion i Air Albania.

Berisha akuzon kryeministrin Rama, të cilit në postimet e tij i drejtohet gjithnjë me tog fjalëshin ‘Kallam Dështaku”, se po u shet shqiptarëve “Turkish Airline” për “Albanian Airline”.

Referuar fluturimit të Air Albania, ish kryeministri thotë se ai është një fluturim shtesë i Turkish Airlines me numër fluturimi TK 6888.