TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia italiane ka zbardhur detajet e operacionit të sekuestrimit të gomomes me mbi 1700 kg marijuanë të trafikuar nga dy skafistë shqiptarë në brigjet italiane.
Në deklaratën e Guardia di Financa shkruhet se kjo sasi droge do të kapte në treg një fitim prej 15 milionë euro.
Operacioni i sekuestrimit të gomones me drogë është ekzekutuar nga reparti ajor detar i financës italiane të rajonit të Puglias, Molisses e Abruzzos me mbështetjen e mjeteve ajrore të operacionit "Themis 2018" të agjensisë europiane Frontex e nën drejtimin e Drejtorisë Operative të Finacës italiane në Pratica di Mare të Romës.
"Gjatë natës së shkuar rojet bregdetare italiane të repartit të Lago di Lesina në provincën e Foxhias kanë pikasur në ujërat ndërkombëtar një gomone që lundronte me shpejtësi mjaft të lartë drejt brigjeve italiane. Në bordin e mjetit ishin të dukshme pakot me ngarkesë të dyshimtë" shkruhet në deklaraten e policise italiane.
Mjetet lundruese të financës italiane janë vënë menjëherë në ndjekje të gomones. Skafistët nuk i janë përgjigjur urdhërit të ndalimit të forcave italiane por janë përpjekur të largohen duke shtuar shpejtësinë e duke hedhur në ujë disa prej pakove që kishin në bord.
Pas një ndjekje të shkurtër nga roja bregdetare e repartit të financiare të Termolit. gomonia është ndaluar në ujërat e Cala del Principe në komunën San Nicandro Garganico në provincën e Foxhias.
Policia italiane ka sekuestruar në det dhe në bordin e gomones 104 pako të madhësive të ndryshme me rreth 1718 kg marijuanë.
"Gomonia e gjatë 10 metra e me dy motora të fuqishëm jashtë bordit është shoqëruar në portin e Vieste, dhe në pranga janë vënë dy skafistët shqiptarë."
Policia italiane informon se prej fillimit të vitit 2018 e deri më sot vetëm në rajonin e Puglias janë sekuestruar 15 mjete lundruese me dorgë, janë arrestuar 37 skafistë dhe janë sekuestruar 16 tonë marijuanë.