SPORT, 22 Maj 2019, 10:19

Bashkëshortja e Casillas prek fansat: Frika më preku dhe mua, jam me kancer


Bashkëshortja e Iker Casillas ka prekur fansat me një letër publike, tre javë pasi portieri spanjoll pësoi një atak kardiak.

Sara Carbonero, ka treguar tragjedia në familjen e tyre nuk ka mbaruar ende. Ajo në letër shkruan se është diagnostikuar me kancer malinjë në mitër, por shton se është futur në sallën e operacionit, dhe ndërhyrja ka shkuar me sukses.

Kur ende nuk ishim rikuperuar nga një frikë, jeta na surprizoi sërish, këtë herë më ka prekur mua, dhe ende po vuaj të shkruaj. Pak ditë më parë, në një kontroll, doktorët panë një tumor malinj në mitrën time, dhe tashmë e kam operuar. Çdo gjë shkoi mirë, për fat të mirë e kapëm shumë herët në kohë, por ende kam disa muaj vuajtje, dhe do vazhdoj trajtimin. Jam e qetë dhe plot besim se çdo gjë do shkojë mirë. E di që rruga do jetë e vështirë, por edhe se në fund do ketë një fund të lumtur. Kam mbështetjen e familjes dhe miqve, dhe një skuadre të madhe mjekësore. Shfrytëzoj këtë rast kolegëve të mi gazetarë për pak respekt dhe mirëkuptim, siç më keni trajtuar gjithmonë. Veçanërisht në këto situata të vështira për mua dhe familjen time” – shkruan Sara Karbonero.

Kujtojmë se legjenda e portës spanjolle, tre javë më parë pësoi një atakt kadiar gjatë stërvitjes me skuadrën e tij. Gjendja e Casillas pas operacionit u përmirësua dhe ai tashmë është gati që të hyjë sërish në fushë dhe të luajë.