TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventus ka mbajtur të hapur luftën për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve duke ndalur në shtëpi vrullin e Atalantës në një barazim që u jep një mundësi tjetër skuadrave të Milanos që të arrijnë ekipin e Gasperinit.
Bardhezinjtë mendonin më shumë për festën pas ndeshjes dhe në fillimin e saj nuk u shfaqën shumë të vëmendshëm e pësuan gol me Iliçiç. Por në fraksionin e dytë të lojës korrigjuan paraqitjen e tyre dhe krijuan më shumë raste, duke gjetur golin në fund falë një insistimi të Manxhukiç i cili i kaloi topin mes këmbëve Golinit.
Barazimi gjithsesi ngjit në vendin e tretë Atalantën, e cila mund të kualifikohet në Champions nëse fiton ndeshjen e fundit, ndërsa ka pas krahëve Interin e Milanin. Vetë Interi gaboi gjithçka në Napoli, duke u dorëzuar atje me shifrat 4-1. Zielinski shënoi në pjesën e parë të sfidës për napolitanët të cilët brenda 17 minutash në pjesën e dytë çuan në 4 numrin e golave falë Meertens dhe Ruiz (2). Penalltia e Ikardit në fund shërbeu për statistikë.
Zikaltërit kanë në teori ndeshjen më të komplikuar në javën e fundit, pasi luajnë kundër Empolit që lufton për mbijetesë