SPORT, 17 Maj 2019, 11:38

Sulmi në zemër, Iker Kasijas merr vendimin zyrtar për të ardhmen


Iker Kasijas do të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të sezonit. Pas infarktit në zemër, gardiani spanjoll bisedoi me drejtuesit e klubit të Portos, teksa u vendos që portieri t’i jepte fund karrierës së tij, edhe pse kishte ende 1 vit kontratë.

Kasijas

37-vjeçari vendosi të mos rrezikojë me shëndetin e tij, ndërkohë mësohet se drejtuesit e klubit portugez i kanë ofruar një post drejtues.

Kasijas555

Ceremonia e lamtumirës së gardianit pritet të bëhet pas datës 25 maj, në finalen e Kupës se Portugalisë, që Porto do të luajë ndaj Sportingut të Lisbonës.