AKTUALITET, 20 Mars 2021, 11:38

Simpatizantët i ‘zënë’ pritë tek Ura e Kuçit, surprizohet Basha, qytetarët e Beratit e presin me flamuj e buqeta me lule

Simpatizantët i ‘zënë’ pritë tek Ura e

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me brohërima e flamuj nga qytetarë beratas në hyrje të qarkut.

Të lajmëruar për vizitën që Basha do të kryejë sot në Berat, qytetarët beratas i kanë bërë liderit të opozitës një pritje surprizuese në kufirin që ndan Beratin me Lushnjën. Ata e kanë pritur Bashën me flamuj, buqeta me lule dhe me thirrjet “Rama ik”.

I surprizuar nga kjo pritje, Lulzim Basha ka ndaluar, i ka përshëndetur e falenderuar për këtë pritje dhe pasi ka qëndruar disa minuta me ta ka vijuar rrugën drejt qytetit të Beratit. Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pritet të zhvillojë gjatë ditës së sotme disa takime në qarkun e Beratit, të cilat do të përqendrohen jo vetëm në qytet por edhe në disa zona rurale.