TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ka rezultuar pozitivë me koronavirus.
Spasovski përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe bën thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes në respektimin e masave anti Covid.
“Të nderuar, unë do të doja t’ju informoja se pavarësisht respektimit të rreptë për masat që unë merrja për të mbrojtur njerëzit rreth meje që nga fillimi i pandemisë, sonte unë mora rezultatin pozitiv për COVID- 19”, shkruan ministri Spasovski.
Ndërkohë vetëm në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 15 vdekje nga koronavirusi dhe 247 raste të reja.