AKTUALITET, 18 Shkurt 2020, 15:08

Basha: Rama po bën grusht të pastër shteti. Rotacioni i pandalshëm

Basha: Rama po bën grusht të pastër shteti. Rotacioni i

Pak pas përfundimit të takimit me aleatët, kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi për mediat se vendi rrezikohet nga një grusht shteti.

Ndërsa dha detaje nga takimi me presidentin Ilir Meta, Basha ishte në të njëjtën linjë me kreun e shtetit.

Basha theksoi se maxhoranca po tenton që të kapë Gjykatën Kushtetuese. Mes të tjerash ai foli për një bashkim dhe rezistencë të madhe nga qytetarët.

‘Presidenti i Republikës më ka njohur me të tjera fakte dhe prova tronditëse të përfshirjes së personave të maxhorancës në gjykatën kushtetuese. Kapja e Kushtetueses është objektiv i Ramës. Atij i duhet për të mbrojtur kriminelët dhe për të mbrojtur pushtetin e paligjshëm.’, tha Basha.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha theksoi sot në një dalje për mediat se “ne do të vazhdojmë bashkëbisedimin me qytetarët dhe pastaj do të shpalojmë ofertën tonë.

Por, nuk ka forcë mbi këtë dhe që do ta ndalë rotacionin. Edi Rama i ka bërë hesapet gabim. Nuk ka forcë mbi tokë që ta ndalë rotacionin. Unë mbetem i përkushtuar që kjo të vijë pa kosto për shqiptarët dhe do të bëj gjithçka që kjo të vijë me koston më të vogël për shqiptarët.”