AKTUALITET, 18 Shkurt 2020, 11:58

Meta takim me kryedemokratin Basha. Zbardhen detajet, çfarë i kërkoi zyrtarisht Presidenti

Meta takim me kryedemokratin Basha. Zbardhen detajet, çfarë i


Presidenti i Republikës Ilir Meta thirri sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në një shënim në faqen e tij në Facebook, zëdhënësi i presidentit zbardh detaje nga takimi i zhvilluar dhe çfarë është biseduar mes tyre.

Sipas Blushit, “Presidenti Meta e njohu z.Basha me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare”.

Nga ana e tij, zëdhënësi i Metës thekson se “Presidenti bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton”.

Postimi i Tedi Blushit

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thirri sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha.

Presidenti Meta e njohu z.Basha me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare.

Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton.