TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ushtria e Ukrainës thotë se forcat e saj në pjesën lindore janë sulmuar nga grupet e mëdha rebele, të cilët kanë vrarë një ushtar dhe kanë plagosur katër të tjerë.
Por rebelët e mbështetur nga Rusia thonë se trupat u përpoqën të shkelnin linjat e tyre dhe u kapën në një fushë të minuar, me dy të vrarë dhe tre të plagosur.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky po zhvillon një mbledhje të Këshillit të tij të Sigurisë për të vlerësuar gjendjen, shkruan BBC.
Ky konflikt ka filluar që në vitin 2014, në afërsi të Zolote, një fshat i vijës së përparme në rajonin Luhansk të Donbas.
Rebelët mbajnë pjesën më të madhe të Donbas, mes Ukrainës Lindore dhe Rusisë Jugperëndimore.