AKTUALITET, 14 Mars 2021, 13:35

Basha: Ne jemi të vendosur për të sjellë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. Do garantojmë që Rama të shkojë në shtëpi dhe ndryshimi të fillojë


Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaron se opozita është e vendosur për të sjellë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. Në një mesazh në “Twitter” pas vizitës në Elbasan, ai shkruan se kudo ku shkon Rama do t’i gjejë me gjithë fuqinë dhe se koha e tij ka ikur.

“Ne jemi të vendosur për të sjellë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. Kudo ku shkon, Rama do të na gjejë me gjithë fuqinë tonë. Ne do të garantojmë që Rama të shkojë në shtëpi dhe ndryshimi i Shqipërisë të fillojë.

#ShqipëriaFITON

Koha e Ramës ka ikur dhe ai e ka kuptuar këtë. E vetmja gjë që i ka mbetur është të kërcënojë dhe të ndërsejë miqtë e tij kriminelë kundër nesh. Nuk do ta ndihmojë as kjo. Ne jemi të vendosur për të sjellë ndryshimin. #ShqipëriaFITON”, shkruan Basha.

https://twitter.com/i/status/1371072243317477377