AKTUALITET, 14 Mars 2021, 08:30

Dita e verës vjen me kthjellime dhe vranësira, shiu do të jetë prezent, si do të jetë moti në orët në vijim

Dita e verës vjen me kthjellime dhe vranësira, shiu do të


Reshjet e shiut do të jenë prezente ditën e sotme, e cila përkon me Ditën e Verës.

Vranësira të dendura me kthjellime të pakëta në veri e qendër, ndërsa në jug me vranësira e kthjellime, janë disa nga karakteristikat e ditës së sotme.

Reshje shiu do të ketë në veri e pjesërisht në qendër. Intensiteti i reshjeve do të jetë i ulët e përkohësisht mesatar në veri. Ndërkohë në male parashikohet që të ketë dhe reshje dëbore.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet. Për këtë shkak temperaturat do të pësojnë rritje ditën e sotme. Valëzimi i forcës do të jetë 3 dhe 4 ballë