TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nëntë persona janë arrestuar në flagrancë nga policia për vepra të ndryshme penale, nga dhuna në familje, vjedhja dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur.
Ndërkaq, “blutë” kanë shpallur në kërkim 6 persona të cilët kanë qëlluar me sende të forta një 27-vjeçar. Mësohet se shtetasi i dëmtuar me inicialet A.D., ka qenë më parë i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i plotë
Arrestohen në flagrancë 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim L. N., 45 vjeç,pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dërguar urdhër ndalimi, për veprën penale “Mashtrimi”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. I., 51 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë për të shmangur shoqërimin e tij në Komisariat.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 26 vjeç, pasi ka vjedhur disa sende personale në mjetin në pronësi të shtetasit G. R. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
E. S., 36 vjeç, E. D., 40 vjeç, B. R., 39 vjeç, dhe I.R., 64 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;
E. K., 33 vjeç dhe R. M., 27 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.
Më datë 13.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve S. K., 38 vjeç, E. M., 37 vjeç, N. L., 26 vjeç, A. K., 28 vjeç, F. M., 33 vjeç, dhe Gj. N., 35 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Pandi Dardha”, pasi një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin A. D., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.