AKTUALITET, 14 Mars 2021, 09:06

“Shqipëria, vendi me informalitetin më të lartë”/ Lulzim Basha nxjerr grafikun, ja ku qëndron vendi ynë në raport me shtetet e tjera


Kryedemokrati Lulzim Basha deklaron se Shqipëria është vendi me informalitetin më të lartë se mesatarja europiane, sa i takon të punësuarve.

Kreu i selisë blu citon Organizatën Ndërkombëtare të Punës, duke shpërndarë një grafik ku vendi ynë është i pari sa i takon të punësuarve në tregun informal të punës.

Shqipëria  ndiqet nga Bosnja dhe Hercegovina, Moldavia, Maqedonia  e Veriut, Serbia dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Më herët Lulzim Basha postoi një kartolinë urimi, ku uron qytetarët e Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë me rastin e Ditës së Verës.