TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur mbështetjen e tij për partitë shqiptare që garojnë në zgjedhjet e Malit të Zi, të cilat do të mbahen pas pak ditësh më 30 Gusht.
Basha ka bërë thirrje, që qytetarët të votojnë partitë shqiptare, për të siguruar mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre dhe të garantoni një të ardhme më të mirë për fëmijët.
Ndryshe nga Basha, kryeministri Rama, ka mbështetur fuqimisht Milo Gjukanoviçin dhe partinë e tij Social Demokrate, duke injoruar partitë shqiptare. Me anë të një video mesazhi ku flet edhe serbisht, Rama shprehet se Gjukanoviç ka bërë shumë për të gjithë rajonin. Në videon e regjistruar në ndihmë të mikut të tij Gjukanoviç, Rama shkon deri aty sa të thotë “faleminderit i dashur Milo, që ekziston” dhe shprehet se “askush tjetër nuk mund të shpëtojë të ardhmen e Malit të Zi, se sa burri që e shpëtoi kaq shumë herë në të shkuarën dhe partia që punoi kaq shumë dhe arriti kaq shumë deri sot, në drejtimin e Malit të Zi“.
Reagimi i Bashës:
Ju bëj thirrje bashkëkombësve tanë në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit dhe të votojnë listat shqiptare.
Të dashur motra dhe vëllezër, nëpërmjet votës tuaj për partitë shqiptare, ju mund të siguroni mbrojtjen e të drejtave dhe interesave tuaja dhe të garantoni një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj.
Ne krenohemi me faktin që shqiptarët në Mal të Zi kanë luajtur rol kyç në arritjen e pavarësisë së Malit të Zi dhe në përmbushjen e aspiratës së anëtarësimit në NATO. Jam i bindur që faktori politik shqiptar do të vazhdojë që në mënyrë konstruktive të japë kontribut të çmuar në përshpejtimin e integrimit europian të Malit të Zi.
Forcimi i përfaqësimit të partive shqiptare në parlament, është një kontribut i shtuar për paqen dhe stabilitetin në vend, për garantimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe për integrimin europian të vendit dhe mbarë rajonit.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2020/08/26/faleminderit-milo-qe-ekziston-rama-flet-serbisht-mbeshtet-gjukanovic-dhe-jo-partite-shqiptare-ne-malin-e-zi/