TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka kujtuar viktimat nga sulmet terroriste në SHBA 20 vite më parë.
Përmes një postimi në Twitter, ai shkruan se NATO kujton tmerret e 11 shtatorit dhe ata persona që dhanë jetën në luftën kundër terrorizmit.
“Ne përkujtojmë 11 shtatorin dhe ata që dhanë jetën për të luftuar terrorizmin. 20 vite më parë ne u solidarizuam me ju. Në një botë të rrezikshme si kjo e jona, Amerika Veriore dhe Europa duhet të vijojë të qëndrojë sëbashku në NATO, pasi ne jemi më të sigurt sëbashku” – shkruan Stoltenberg.
Mbështetjen e NATO-s e ka përshëndetur dhe SHBA. Sekretari i Shtetit, Antony Blinken përmes një postimi në Twitter shkruan se SHBA është mirënjohëse për mbështetjen e NATO-s, dhe nuk do ta harrojnë kurrë mbështetjen e tyre në momentet e vështira.
“SHBA është mirënjohëse ndaj aleatëve të NATO-s dhe mbështetjes së tyre pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. Në nuk do të harrojmë kurrë që NATO qëndroi krah nesh” – shkruan Blinken.