TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Korça ka qenë ndalesa e radhës e sekretarit të Përgjithshëm të PD, në kuadër të një turi takimesh me strukturat e partisë.
Në fjalën e tij, Gazment Bardhi u shpreh se Reforma Territoriale ka dështuar, rishikimi i saj është prioritet absolut i Partisë Demokratike.
“Beteja jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme ka vetëm një qëllim: Qytetarët të zgjedhin Qeverinë që u jep zgjidhje halleve dhe problemeve të tyre, që punon për ta, që jep llogari përpara tyre dhe që ka frikë nga vota dhe vullneti i qytetarëve.
Qarku Korçë është braktisur nga Qeveria në këto 6 vjet, duke sjellë varfëri dhe pamundësi për fermerët punëtorë të kësaj zone, sepse Edi Rama e ka të lidhur pushtetin me krimin dhe oligarkët.
Në mbledhjet e Kryesisë së Degëve Korçë, Pogradec, Devoll, Kolonjë dhe Maliq, i sigurova për planin tonë konkret për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë ekonomike ku është përfshirë si pasojë e keqqeverisjes.
Ndamë bashkërisht shqetësimin se Reforma Territoriale, e miratuar në mënyrë të njëanshme dhe për qëllime politike, ka qenë një dështim dhe ka cënuar rëndë interesin e qytetarëve.
Ata janë të braktisur. Bashkitë dhe administrata e tejfryrë nuk janë më në shërbim të qytetarëve.
Rishikimi i reformës territoriale është prioritet absolut i Partisë Demokratike!” u shpreh Bardhi.