TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Boksieri kosovar, David Cufaj është arrestuar në qytetin peruan të Qaloyo me katër të dyshuar të tjerë.
Ai u dënua me 17 vjet burg nga gjykata. Policia peruane e identifikoi boksierin si financierin, koordinatorin dhe mbikëqyrësin e një dërgese me 2 ton kokainë, me vlerë prej 174 milionë dollarë.
Destinacioni i kokainës ishte Belgjika, lidhja e Cufajt u provua pasi, organizata e tij përfshinte edhe disa peruan të tjerë.
Sipas disa informacioneve, Cufajn në botën e drogës e ka tërhequr shoku i tij nga Sarajeva, Smail Shikala, i cili në janarin e vitit 2017-të dëshironte të transferonte një ton e gjysmë kokainë nga Peruja për në Bosnje e Hercegovinë.
Trafikanti i drogës, ishte një i arratisur dhe për të kishte një urdhër arresti ndërkombëtar të kërkuar nga gjyqtarja Zaida Catalina Pérez Escalante. Ai kishte lindur në Kosovë, por ishte rritur në Sarajevë, ndërsa për disa vite ishte transferuar në Peru.