AKTUALITET, 19 Korrik 2020, 13:19

Bardhi mesazh me fjalët e avokatit të vrarë: Shqipëria ka nevojë të shkëpusë krimin nga pushteti


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka shpërndarë mesazhin e ambasadorit të BE në Shqipëri Luigi Soreca për gjyqtarin italian Paolo Borsellino.

Bardhi thotë se fjalët e Borselinos janë akoma të vërteta për vendin tonë, duke theksuar se raporti i Anti-Mafias tregon nevojën që ka Shqipëria për të shkëputur lidhjen e krimit nga pushteti.

”Fatkeqësisht, fjalët e Borsellinos janë akoma të vërteta për vendin tonë. Beteja me mafian duhet të fitohet për ta bërë Shqipërinë një vend të jetueshëm për qytetarët e ndershëm. Raporti i Antimafias, shpalos nevojën që ka Shqipëria, për të shkëputur lidhjet e krimit me pushtetin”, shkruan Bardhi.