TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Sander Lleshaj jeton në dy shtëpi të padeklaruara”. Gazment Bardhi akuzon Ministrin e Brendshëm: "Nuk mund ta kuptojë qëndresën per shtëpitë e ndertuar me djersë".
Reagim i Sekretarit te Pergjithshem Gazment Bardhi, ne emer te PD
“Sander Lleshaj nuk mund ta kuptojë qendresën e burrave, grave dhe fëmijëve në mbrojtje të shtëpive të tyre nga fadroma e korrupsionit të shefit të tij Edi Rama, sepse Sandër Lleshaj nuk ka derdhur ndonjëherë djersë për shtëpinë e tij.
Ai jeton në dy shtëpi të padeklaruara. Për njërën ka marrë kredi të butë nga qeveria që në 2009 dhe, në mënyrë të paligjshme, nuk e ka përdorur deri në vitin 2018, sa janë të dhënat zyrtare.
Shtëpia tjetër ku Sandër Lleshaj jeton është në Lalz, por ajo nuk figuron askund. Të gjithë e dinë që ministri katil, që nxjerr policinë kundër grave dhe fëmijëve, por nuk lufton krimin, jeton sa pranë qendrës së Tiranës, aq në Gjirin e Lalzit, në shtëpi të padeklaruara.”