AKTUALITET, 13 Tetor 2019, 20:06

EURO 2020/ Holanda hedh një tjetër hap drejt Europianit, kualifikohet një tjetër skuadër

EURO 2020/ Holanda hedh një tjetër hap drejt Europianit, kualifikohet

Holanda ka hedhur një tjetër hap të sigurt drejt Euro 2020, duke përmbysur plotësisht situatën nga ai fillim i keq që i bëri edicionit. Skuadra e Ronald Kuman ka fituar sot me shifrat 2-1 përballë Bjellorusisë falë dy golave të Xheorxhino Vijnaldum në pjesën e parë të takimit.

Ky sukses i jep një avantazh të rëndësishëm ndaj Gjermanisë e sidomos Irlandës së Veriut që ishte kthyer në rrezik për holandezët nëse do të linin pikë të tjera rrugës. Tashmë ajo shkon me një avantazh prej 3 pikësh në takimin ndaj irlandezo-veriorëve në nëntor, duke kryesuar renditjen e grupit.

Ndërkohë, në Grupin E, Hungaria ka mbajtur hapin e pretendentëve për të shkuar në Europian, duke mundur 1-0- Azerbajxhanin dhe duke parakaluar Sllovakinë për momentin. për të marrë vendin e dytë.

Në Grupin I, ka dalë edhe emri i skuadrws së dytë të kualifikuar, pasi Rusia ka prerë zyrtarisht biletën pas Belgjikës, duke u bërë kështu ekipi i tretë që siguron pjesëmarrjen në aktivitet.

NDESHJET

Grupi C

Bjellorusi – Holandë 1-2

54′ Dragun / 32′, 41′ Vijnaldum

20:45 Estoni – Gjermani

Grupi E

Hungari – Azerbajxhan 1-0

10′ Korhut

20:45 Uells – Kroaci

Grupi G

20:45 Slloveni – Austri

20:45 Poloni – Maqedonia e Veriut

Grupi I

Kazakistan – Belgjikë 0-2

21′ Batshuai, 53′ Munie

Skoci – San Marino 6-0

12′, 27′, 45’+1′ MekGin, 65′ Shenklend, 67′ Findlei, 87′ Armstrong

Qipro – Rusi 0-5

9′, 90’+2′ Cerishev, 23′ Oxhoev, 79′ Dzhyba, 89′ Golovin