LIFESTYLE, 31 Maj 2021, 12:21

U akuzua se po pinte drogë, fituesi i Eurovision: Kurrë nuk do ta bënim një gjë të tillë

U akuzua se po pinte drogë, fituesi i Eurovision: Kurrë nuk do ta

Këngëtari i grupit Maneskin,Damiano David, i cili u akuzua se po konsumonte drogë gjatë mbrëmjes finale të Eurosong-ut, nga ku fitoi çmimin e parë, thotë për gazetën 'Proto Thema' se u ndje i ofenduar nga akuzat që i bënë.

Megjithatë ai e bëri testin, nga ku rezultoi se nuk ka konsumuar substanca narkotike.

Damiano ndodhet për pushime në Greqi, ku ka dhënë intervista për mediat vendase.

Ai thotë, "Padyshim që na shqetësoi e gjithë çështja që u ngrit, sepse duam që njerëzit të flasin vetëm për muzikën tonë.

Por ndërgjegjja jonë e pastër na bëri të mos dyshojmë. Ne kurrë nuk do ta bënim një gjë të tillë."