TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reshjet e ditëve të fundit kanë krijuar një situatë shqetësuese në përgjithësi për shkak të daljes nga shtrati të lumenjve Erzen e Ishëm, duke mbushur tej kapacitetit kanalet kulluese, për pasojë j anë përmbytur toka bujqësore, banesa, rrugë e biznese.
Në njësinë Administrative nr. 6 në rreth 15 banesa që ndodhen nën nivelin e rrugës ka depërtuar uji.
Në Njësinë Administrative Rrashbull fshati Xhafzotaj ka përmbytje banese e biznesi, ndërsa në fshatin Pjeshkë përbën rrezik kalimi shembje e një ure-tombino. Në zonen ujëmbledhese te lumit Erzen përgjatë rrjedhës të tij nga fshati Jubë deri ne kufi me Bashkinë Shijak rezulton kjo gjendje:
Sipas IGJEUM priten reshje intensive duke filluar nga sot e disa ditë në vazhdim në Durrës por bashkia me të gjitha kapacitetet e veta dhe shtabi i emergjencave kanë marrë masat dhe vijojnë punën në terren për zgjidhjen e problematikave të deritanishme si dhe janë në monitorim të vazhdueshëm të gjendjes së krijuar.