AKTUALITET, 8 Janar 2021, 12:53

Aviacioni Civil i Greqisë: Kush futet në vend do të karantinohet shtatë ditë

Aviacioni Civil i Greqisë: Kush futet në vend do të karantinohet

Autoriteti i Aviacionit Civil në Greqi ka njoftuar udhëtarët që duan të futen në shtetin helen për masa të reja kufizuese.

Të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt Greqisë do të karantinohen për shtatë ditë, nga tre ditë që ishte deri më sot.

Sipas mediave greke pasagjerët e huaj do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë pas mbërritjes në Greqi, veçanërisht ata që vijnë nga Britania e Madhe.

Në të njëjtën kohë, për të dalë nga karantina, pasagjerët nga Mbretëria e Bashkuar do të duhet t’i nënshtrohen një testi të ri PCR kur të përfundojë periudha shtatë ditore.

Në rast se personi i testuar rezulton pozitiv karantina do të zgjasë për 14 ditë.