AKTUALITET, 8 Janar 2021, 14:18

Mjeku i njohur kandidat për deputet në Berat

Mjeku i njohur në Berat, Dr.Blenard Nonaj është diskutuar sëfundmi si kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Mjeku i njohur është përfolur si kandidati i dytë në Qarkun e Beratit me siglën e LSI-së.

Ai ka postuar në rrjetet sociale një fotografi me doktorin Artur Habili, me të cilin u shërbejnë qytetarëve çdo ditë.

“Me doktor Artur Habili, me të cilin çdo ditë përballojmë sfidat dhe na bashkon misioni për t’u shërbyer njerëzve me përkushtim”, shkruan Dr. Blenard Nonaj.

Në qarkun e Beratit deri më tani është konfirmuar si kryesues i listës së LSI-së, drejtuesi politik, Ardit Çela.