AKTUALITET, 8 Janar 2021, 14:01

Ministri grek nxjerr foto nga takimi me Ramën: Çfarë u diskutua


Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka zbardhur takimin me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama. Teksa ka ndarë foto nga takimi në Athinë, Dendias deklaron se në fokus të diskutimeve ka qenë marrëdhënia bilaterale mes dy vendeve, perspektiva e Shqipërisë në BE si dhe zhvillimet e fundit rajonale.

“U takova me kryeministrin e Shqiperisë Edi Rama. Në fokus marrëdhëniet bilaterale, perspektiva e Shqipërisë në BE dhe zhvillimet e fundit rajonale”, shkruan ai.

Rama mbërriti në Athinë mëngjesin e sotëmku njoftoi se do të takonte për një drekë pune homologun grek Kyriakos Mitsotakis. Ditën e djeshme ai përmbylli edhe vizitën 2-ditore në Stamboll ku u takua me presidentin turk Erdogan.