TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Brendshëm serb, Aleksandër Vulin, referuar deklaratave të djeshme të presidentit rus Vladimir Putin, është shprehur se Rusia nuk po e ndryshon qëndrimin e saj dhe nuk do ta njohë të ashtuquajturën Kosovë.
“Madje edhe nëse e njeh e gjithë bota, Serbia nuk do ta njohë dhe kjo është më e rëndësishme se gjithçka”, tha Vulin.
Duke komentuar pretendimet e presidentit rus Vladimir Putin se me Kosovën është krijuar një precedent dhe se Rusia ka të drejtë të njohë republikat në Donbas sipas Kartës së OKB-së, Vulin vlerësoi se duke njohur të ashtuquajturën Kosovë si shtet, Perëndimi përdori të drejtën e më të fortëve.
“Ajo ka dy skaje. Në Serbi, ligji ndërkombëtar u “vra” në agresionin e NATO-s në 1999 dhe asgjë nuk do ta ringjallë atë në Ukrainë. Rusia i referohet shembullit të Perëndimit, dhe ata që e dhanë atë shembull, vështirë se kanë një argument moral për ta dënuar atë për atë që ata vetë e vendosën si parim”, tha ministri.
Vulin vlerësoi se vendet që kanë njohur “të ashtuquajturën” Kosovë mund të kenë një argument moral për të dënuar Rusinë nëse e kuptojnë gabimin dhe tërhiqnin njohjet.
“Në vend të kësaj, ata po kërkojnë që Serbia të njohë të ashtuquajturën Kosovë, që Serbia të shlyejë mëkatin e tyre me njohjen e saj”, shtoi ministri.