TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadori i Bosnjë dhe Hercegovinës në Katar, Abdulah Skaka (SDA) është arrestuar nën akuzën se ka shpërdoruar detyrën në kohën ku ishte kryebashkiak i Sarajevës. Ai drejtoi Sarajevën nga viti 2016 deri në vitin 2020.
Sipas mediave të huaja Skaka është dërguar në ambientet e MPB-së të Kantonit të Sarajevës, ku ka dhënë një deklaratë dhe më pas është arrestuar. Gjatë ditës, zyrtarët e MPB-së së Kantonit të Sarajevës, nën mbikëqyrjen e prokurorisë, kontrolluan disa lokacione.
Siç thuhet më tej, ish-kryetari i Sarajevës është arrestuar në një operacion, i cili po zhvillohet në zonën e disa komunave të kryeqytetit të Bosnje dhe Hercegovinës për shkak të dyshimeve se janë kryer disa krime – shpërdorim detyre, falsifikimi i dokumenteve zyrtare, si dhe ryshfeti.