TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka theksuar se masat e njëanshme të Prishtinës po krijojnë presion serioz ndaj serbëve dhe institucioneve serbe në Kosovë.
Gjatë një takimi me të dërguarin special të Bashkimi Evropian për dialogun Beograd–Prishtinë, Peter Sorensen, Vuçiç u shpreh se situata aktuale karakterizohet nga pasiguri e madhe dhe zbatim selektiv i ligjeve, që sipas tij çon në diskriminim në shumë fusha të jetës.
Ai theksoi se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut si e vetmja rrugë për zgjidhjen e çështjeve të hapura, por kërkoi angazhim konkret nga autoritetet në Prishtinë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë në Bruksel.
Presidenti serb paralajmëroi se veprimet e njëanshme rrisin tensionet dhe rrezikojnë stabilitetin e brishtë në terren, duke dëmtuar procesin e dialogut.