BALLKAN, 8 Prill 2026, 20:46

Greqi/ Operacion antidrogë në Athinë, sekuestrohen mbi 380 kg drogë, tre të arrestuar

Greqi/ Operacion antidrogë në Athinë, sekuestrohen mbi 380 kg

Një operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar nga policia në Greqi, ku janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike dhe janë arrestuar tre persona.

Aksioni u zhvillua në Athinë dhe çoi në prangosjen e tre të dyshuarve, të moshave 59, 50 dhe 35 vjeç, të cilët akuzohen për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan mbi 26 kilogramë kokainë dhe më shumë se 360 kilogramë marijuanë, si të përpunuar ashtu edhe të papërpunuar. Vlera e tyre në treg llogaritet rreth 2.5 milionë euro.

Sipas hetimeve, droga ishte siguruar më herët nga 59-vjeçari, i cili vepronte edhe në emër të 50-vjeçarit.

Pjesa më e madhe e lëndëve narkotike u gjet në një magazinë dhe në një apartament të përdorur nga të dyshuarit, ku u sekuestruan gjithashtu edhe pajisje për paketimin dhe shpërndarjen e drogës.