BALLKAN, 7 Prill 2026, 12:17

VIDEO/ E rëndë në Turqi, të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll! Dy të vdekur dhe 3 të plagosur

VIDEO/ E rëndë në Turqi, të shtëna me armë

Një alarm u dha sot në mesditë në lagjen Besiktas të Stambollit pas një sulmi të armatosur jashtë konsullatës izraelite.

Sipas informacioneve fillestare, kishte tre persona të armatosur, dy prej të cilëve të vdekur dhe i treti i plagosur.

Deklarata e parë nga policia e Stambollit tha se “tre autorët janë neutralizuar”.

Sipas mediave turke dy nga personat që hapën zjarr kanë vdekur, teksa një ka mbetur i plagosur rëndë.

Po ashtu edhe dy efektivë policie kanë mbetur të plagosur teksa po përpiqeshin të neutralizonin autorët, shkruajnë mediat turke.

Ngjarja ndodhi në zonën e Beşiktaş, ku sipas informacioneve të para, tre persona të armatosur hapën zjarr jashtë përfaqësisë diplomatike të Izraelit.

Policia e Stambollit bëri të ditur se të tre autorët janë neutralizuar: dy prej tyre kanë mbetur të vrarë, ndërsa i treti është plagosur.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit janë plagosur edhe dy efektivë policie, ndërsa ata janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Mediat turke raportojnë se autorët ishin të pajisur me armatim të rëndë, çka e ka bërë edhe më të rrezikshme situatën gjatë ndërhyrjes së forcave të sigurisë.

Zona përreth konsullatës është izoluar, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e sulmit.

VIDEO/ E rëndë në Turqi, të shtëna me armë