TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Christopher Hill është gjendur në një situatë të palakueshme, derisa po shëtiste rrugëve të kryeqytetit të Serbisë, së bashku me bashkëshorten e tij.
Hill është sulmuar verbalisht nga disa gra, të cilat përdorin fjalë të rënda në drejtim të tij.
Gratë protestuese, identiteti i të cilave deri më tash nuk dihet, i janë drejtuar ambasadorit Hill duke i thënë se Serbia nuk do t’ia falë kurrë SHBA-së atë që bëri me bombardimet në vitin 1999.
“Ne nuk do t’ju falim kurrë për krimet tuaja. Ky është një pushtues dhe një vrasës”, shprehen ato në videon 5 minutëshe e cila është shpërndarë gjithandej në rrejtet sociale, shkruan Telegrafi.
@ratniksvetlauns KRISTOFER HILL DOBIO LEKCIJU U BEOGRADU #kristoferhill #UjedinjeniNarodSrbije ♬ Originalton - ratniksvetla182
“Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja”, ” vrasësi i fëmijëve”, ” Kosova është pjesë e Serbisë”, ” Populli serb është me Rusinë”, janë disa nga shprehjet tjera që përdorin gratë në drejtim të ambasadorit Hill.
@ratniksvetlauns KRISTOFER HILL DOBIO LEKCIJU U BEOGRADU...(deo2) #kristoferhill #UjedinjeniNarodSrbije ♬ Originalton - ratniksvetla182
Ambasadori nuk ka reaguar për asnjë moment, derisa kohë pas kohe ka kontrolluar telefonin e tij.
Hill ishte njëri nga negociatorët amerikanë që kishte provuar të gjejë një zgjidhje paqësore për Kosovën e Serbinë. Por, Millosheviq i kishte hedhur poshtë të gjitha ofertat që kishte çuar në bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë.