BALLKAN, 5 Tetor 2023, 19:59

Analisti serb zbardh ‘prapaskenat’: Vuçiç kishte dijeni për sulmin terrorist në Banjskë

Analisti serb zbardh ‘prapaskenat’: Vuçiç kishte

Analisti Dushan Janjiç tha në një intervistë për Euronews se s’kishte asnjë dyshim që në Banjskë u realizua një sulm terrorist. Sipas tij për këtë sulm, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ishte në dijeni, përndryshe ai do të dorëhiqej nga funksionet e tij si president.

“Kjo është loja që bëjnë këta njerëz. Mund të flasim në këtë moment për përgjegjësinë e presidentit të Serbisë, Vuçiç nëse ai nuk do të kishte qenë i informuar, ai duhet t’i kishte lënë funksionet e presidentit, por nuk ka shanse që ai të ketë qenë i pa informuar. Dokumentimi i ngjarjes do të tregojë se presidenti Vuçiç dinte për stërvitjet e paraushtarakëve serbë,” – u shpreh Janjiç.

Rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes me një grup të armatosur në Banjskë të Zveçanit në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe.