TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vizita në shtëpinë e mikut të tij të ngushtë u kthye në tragjedi për një polic në Egaleo, Greqi, i cili ra nga ballkoni i pallatit e për pasojë ndërroi jetë.
Sipas informacioneve bëhet fjalë për një 41-vjeçar i cili shërbente në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Atikës.
Mëngjesin e sotëm polici fatkeq kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e shokut të tij, ku ndodhi tragjedia.
Mediet lokale raportojnë se rrethanat e incidentit nuk janë zbardhur ende, ndërsa informacionet e para flasin për aksident.