BALLKAN, 30 Maj 2022, 21:20

Mocioni i mosbesimit ndaj kryetarit të Parlamentit maqedonas Xhaferi, reagon BDI: Është mbështetur nga disa shqiptarë naivë

Mocioni i mosbesimit ndaj kryetarit të Parlamentit maqedonas Xhaferi,

Partia shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim, ka reaguar në lidhej me mocionin e mosbesimit të nisur ndaj kryeparlamentarit Talat Xhaferi, nga partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE.

BDI e ka cilësuar Xhaferin si kryetarin më të mirë që Kuvendi maqedona ka pasur ndonjëherë, si dhe ka konsideruar naoivë ata politikanë shqiptarë që e kanë mbështetur një nismë të tillë.

“Talat Xhaferi është kryetari më i mirë që ka pasur Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në historinë pluraliste të saj duke menaxhuar dhe përfaqësuar Kuvendin në mënyrën më dinjitoze të mundshme.

Andaj, interpelanca kundër kryetarit Talat Xhaferi e dorëzuar nga VMRO-DPMNE e mbështetur edhe nga disa naivë shqiptarë është në funksion të politikës ditore dhe kjo interpelancë do të përfundojë si e dështuar, sepse shumica parlamentare qëndron fuqishëm pas një kuadri me përvojë si Talat Xhaferi.

Apeloj te partitë opozitare shqiptare të mos bëhen pjesë e skenarëve të cilat ndoshta gatuhen në Moskë”, ka thënë shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi.