BALLKAN, 30 Maj 2022, 13:41

“Lufta në Ukrainë e ktheu procesin e zgjerimit në prioritet”, Lajçak: Mundësi për Ballkanin! BE bazohet tek standardet europiane

“Lufta në Ukrainë e ktheu procesin e zgjerimit në

I dërguari i posaçëm i BE, Miroslav Lajçak për dialogun Prishtinë-Beograd është shprehur se Bashkimi Europian mbështet çdo iniciativë që është gjithëpërfshirëse dhe se nuk përjashton askënd dhe se bazohet në standardet europiane.

Gjithashtu në prag të Samitit të sotëm për demokracinë që mbahet në Budva, Lajçak tha se lufta në Ukrainë e ka kthyer procesin e zgjerimit në agjendën kryesore politike dhe se kjo është një mundësi për Ballkanin Perëndimor, duke shtuar u takon atyre ta përdorin këtë mundësi.

Sipas tij, lufta në Ukrainë ndryshoi gjithçka dhe solli pasoja me të cilat të gjithë duhet të përballen.