TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përfaqësuesi special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak është treguar i ashpër me qëndrimin e tij të fundit për Malin e Zi.
Ai është shprehur se, ndonëse Mali i Zi ka qenë më i avancuari në rrugën e tij europiane, procesi është ndalur dhe se dy vitet e fundit nuk ka pasur aspak progres
“Nëse e shihni sa përparim ka bërë Shqipëria, sa po luftojnë Maqedonia e Veriut, Serbia , Mali i Zi ka qenë i mendimit se është i pari dhe se do të jetë gjithmonë i pari në përparimin e tij në këtë process. Por ajo kohë ka humbur dhe tani duhet të kompesohet”, ka thënë ai.