BALLKAN, 4 Mars 2025, 12:07

VIDEO/ Kaosi: Pritej dorëheqja e Kryeministrit, opozita i vë flakën Parlamentit, plas grushti mes deputetëve

VIDEO/ Kaosi: Pritej dorëheqja e Kryeministrit, opozita i vë

Kuvendi i Serbisë është përfshirë nga tymi dhe flaka në senacën e sotme.

Situata ka përshkallzuar si pasojë e refuzimit të kërkesave të opozitës për futjen e dy pikave në rendin e ditës.

Në seancë duhej të konfirmohej edhe dorëheqja e kryeministrit Vuçeviq.

Në kuvend është hedhur gaz lotsjellës ndërsa nuk ka munguar edhe rrahja fizike mes pozitës dhe opozitës.

Deri te kjo erdhi pasi deputetët e koalicionit qeverisës miratuan rendin e ditës, të cilin opozita e kundërshtoi.

Deputetët opozitarë iu afruan tavolinës së kryetarit, aktivizuan bomba me tym të kuq dhe të zi dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej “Serbia po ngrihet për të rrëzuar regjimin”.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë, i pranishëm në vendngjarje, raporton se tymi nga mjetet piroteknike mund të nuhatet edhe në korridoret e kuvendit.

Qeveria miratoi paraprakisht rendin e ditës me 62 pika, ku përfshihen edhe ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë.

Këto të fundit janë kërkesë e studentëve që protestojnë në Serbi, që nga shembja vdekjeprurëse e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar.